Lista e ngushtë për çmimin individual më prestigjioz të futbollit botëror është zbuluar përpara ceremonisë së madhe që mbahet në Paris më 30 tetor.
Fituesi i fundit është Karim Benzema, i cili po ashtu edhe këtë vit është në listë. Tani nuk llogaritet më vetëm paraqitjet në nivel klubesh, por edhe në Kupën e Botës 2022, të cilat janë marrë parasysh gjatë përzgjedhjes së listës së fituesve të mundshëm të këtij viti.
Lionel Messi dhe Erling Haaland kryesojnë listën e ngushtë për Topin e Artë 2023 për meshkuj, me Aitana Bonmati të Spanjës që kryeson nominimet për femra.
Messi, 36 vjeç, ka fituar shtatë trofe rekord të Topit të Artë në karrierën e tij të shkëlqyer dhe është favoriti kryesor për të fituar një tjetër pasi ndihmoi Argjentinën të fitojë Kupën e Botës 2022 në Katar.
Erling Haaland do të jetë ndër sfiduesit e tij më të mëdhenj pasi shënoi 52 gola për Manchester Cityn në sezonin e tij debutues, duke ndihmuar skuadrën e Pep Guardiolës të fitojë një tripletë historike të Premier League, FA Cup dhe Champions League.




























