Vedat Muriqi ka qenë vendimtar në fitoren e Mallorcas. Pas takimit ai shkroi në llogarinë e tij personale “Gjithçka në rregull, pirati është kthyer”, transmeton VAR Kosova.

Sulmuesi shtatlartë i Kosovës shënoi golin e vetëm për Mallorcan që fitoi në udhëtim te Celta Vigo të shtunën mbrëma 1:0.

Muriqi në minutën e 85-të ishte në vendin dhe kohën e duhur për ta shënuar golin e tij të parë në La Liga në këtë edicion.

Ai ishte titullar ndërsa luajti deri në minutën e 90-të.

Mallorca me golin e Muriqit e siguroi edhe fitoren e parë të edicionit.

Tani ka pesë pikë në po aq ndeshje të luajtura.