Sfida e djeshme na dhuroi emocione tepër të bukuru pas asaj fitoreje me rezultatin 2-0 kundër Polonisë, ku Asani dhe Daku vulosën sfidën.
Por përveç momenteve të bukura, kishte edhe momente jo aq të mira të cilat u shfaqën brenda dhe jashtë stadiumit.
Një moment i tillë erdhi para fillimit të ndeshjes, ku ultrasit polakë u përleshën me tifozët shqiptarë duke bërë që shumë karrige të fluturonin mbi kokat e shikuesëve.



























