Kosova ka barazuar rezultatin ndaj Zvicrës në 2-2 në fund të takimit me një super aksion që u përfundua nga Vedat Muriqi, transmeton VAR Kosova.

Zvicra mori epërsinë në minutën e 14-të, kur Remo Freuler shënoi pas asistimit të Fernandes për 1-0.

Kosova ka pasure shumë mundësi  të barazojë në pjesën e parë, por Vedat Muriqin nuk arriti të shënojë.

Atë që nuk e bëri në pjesën e parë, Muriqi e bëri në pjesën e dytë.

Zhvillohej minuta e 65-të, kur dyshja Milot Rashica dhe Vedat Muriqi ishin në aksion. Rashica asiston në zonë, Muriqi me kokë shënon për 1-1.

Vedat Muriqi e barazoi rezultain në minutën e fundit pas me herët kishte shënuar Freuler për zvicrën.