Ballkani ka dal me një njoftim lidhur me çështjen e biletave në ndeshjen që e luan sot ndaj Astanës, në kuadër të Uefa Conference League.

Në njoftimin e publikuar nga Ballkani, bëhet e ditur se do të shiten biletat edhe fizikisht pranë stadiumit Fadil Vokrri para fillimit të ndeshjes.

“Pas shumë kërkesave që kemi pranuar në vazhdimësi nga ju, nga ora 14:00 i nxjerrim në shitje biletat edhe në mënyrë fizike”, shkruhet në njoftim.

Teksa ky është njoftimi i plotë:

Të dashur tifozë, Pas shumë kërkesave që kemi pranuar në vazhdimësi nga ju, nga ora 14:00 i nxjerrim në shitje biletat edhe në mënyrë fizike. Ato mund t’i gjeni te stadiumi “Fadil Vokrri”, pranë hyrjes VIP-1. Shitja e biletave zgjatë deri në orën 18:00. Eja dhe mbështete kampionin e Republikës