Sulmuesi polak i Barcelonës, Robert Lewandowski është jashtë fushës që nga 4 tetori, kur pësoi një dëmtim në ndeshjen kundër Portos në “Estadio do Dragao”. Golashënuesi i katalanasve mund të rikthehet në aksion për përballjen kundër Real Madridit të shtunën, që do të jetë një lajm shumë i mirë për trajnerin Xavi Hernandez.

Sulmuesi 35-vjeçar ende po kujdeset për dëmtimin e kyçit të këmbës dhe ka të ngjarë të jetë i disponueshëm për “El Clasicon”. Për të luajtur kundër Real Madridit, Lewandowski do të duhet të marrë ilaçe kundër dhimbjeve.

Futbollisti po ndihet më mirë, por pritshmëritë paraprake mbeten që ai të mos luajë kundër Real Madridit. Megjithatë, ish-sulmuesi i Bayernit mund të jetë në dispozicion të Xavi dhe të futet në grup për ndeshjen me “los blancos”.

Gjithsesi, një ditë para ndeshjes, do të jetë e qartë nëse Lewandowski do të jetë në skuadër për “El Clasico”. Nëse kavilja e polakut reagon mirë, ai do të përfshihet në grup dhe do të ulet në pankinë dhe mund të përdoret nëse është e nevojshme në pjesën e dytë të derbit kundër Real Madridit.