Futbollisti francez Karim Benzema u transferua në skuadrën arabe Al-Ittihad në verë, pas një karriere të gjatë te Real Madridi. Së fundmi ai shprehu mbështetjen e tij për Palestinën në konfliktin e saj me Izraelin.

Mes kësaj mbështetjeje, sulmuesi ka marrë kritika nga të gjithë, por Franca është vendi prej nga po merr akuza të rënda. Kreu i Ministrisë së Brendshme, Gerald Darmanin po akuzon Benzema për lidhje me një grup terrorist të quajtur “Vëllazëria Myslimane”.

“Zoti Karim Benzema ka lidhje famëkeqe, siç e dimë të gjithë, me ‘Vëllazërinë Myslimane’”, – tha ministri Darmanin në rrjetin “Cnews”.

Në një postim të fundit në Instagram, Karim Benzema shprehu mbështetjen dhe kërkesën e tij që të gjitha bombardimet të ndalen në Rripin e Gazës, duke mbrojtur fëmijët dhe gratë me çdo dëm.

Ai shkroi: “Të gjitha lutjet tona shkojnë për të gjithë banorët e Gazës, që janë edhe një herë viktima të bombardimeve të padrejta, të cilat nuk falin gra apo fëmijë”.