Kosova është ngritur në renditjen e FIFA-s pas ndeshjes së tetorit, shkruan VAR Kosova.

Kosova tashmë e gjen vetën në vendin e 106-të në renditjen e FIFA-s, duke u ngritur nga vendi i 111-të në të cilin ndodhej në listën e fundit të 21 shtatorit.

Kjo ngritje vjen pas fitores 3-0 në udhëtim kundër Andorras në kualifikimet për Evropianin “Gjermania 2024”.

Shqipëria ndërkohë ka vazhduar ngritjen dhe tashmë, pas fitores së madhe kundër Çekisë në “Air Albania”, mban pozitën e 59-të në botë.

Që nga momenti kur Sylvinho është ulur në stolin e ekipit Kombëtar, Shqipëria ka pasur vetëm rritje.

Shqiperia Fifa

Me 1396 pikë në total, Shqipëria vijon progresin, por askush nuk dëshiron të ndalet këtu, për këtë arsye dy ndeshjet e nëntorin jashtë shumë të rëndësishme, kërkohen 6 pikë të plota edhe për renditjen e FIFA. Kujtojmë që rekordi historik i Shqipërisë është vendi i 22-të gjatë kohësh se De Biasit.

Nuk ndryshon asgjë në lidhje me kreun, kryeson Argjentina, e ndjekur nga Franca, Brazili dhe Anglia.