Edon Zhegrova ka realizuar një super-asistim në fitoren e Lillet në Ligën e Konferencës.
Lille të enjten mbrëma fitoi në shtëpi kundër Slovan Bratislavas me rezultatin 2:1. Zhegrova, që në lojë hyri si zëvendësues në minutën e 66-të, asistoi në golin e pikëve të plota.
Ai në një hapësirë të ngushtë depërtoi mes dy lojtarëve dhe asistoi për Remy Cabellan në minutën e 82-të.