Xherdan Shaqiri njihet për golat e tij fantastikë, me një të majtë tepër potente dhe teknike.
Një nga këto gola e ka realizuar në kampionatin MLS, ku tashmë është i përfshirë në garën për golin më të bukur të vitit në SHBA.
Goli i Xherdan Shaqirit në fitoren 3-0 të Chicago Fire ndaj Montreal, është përzgjedhur për këtë çmim dhe jo më kot. MLS ka përzgjedhur gjithësej 20 gola dhe votimi do të jetë i hapur deri më 6 nëntor.




























