Trajneri nga Spanja, Roberto Moreno nuk do të jetë përzgjedhës i Përfaqësueses së Kosovës. Moreno ka preferuar që punën e tij si trajner ta vazhdojë në ndonjë klub dhe ka zgjedhur ekipin nga Rusia, Sochi.Gazeta spanjolle “AS” ka raportuar të enjten se Moreno tashmë ka firmosur kontratë me ekipin rus, tek i cili do të prezantohet së shpejti, raporton KOHA.
Ditët e fundit ishte raportuar se Moreno është favoriti kryesor për të marrë drejtimin e Përfaqësueses së Kosovës pas takimit që e pati në Stamboll me drejtuesit e FFK-së. Megjithatë, thuhet se Moreno ka preferuar projektin e Sochit, i cili është shumë ambicioz dhe për këtë arsye ka refuzuar ofertat tjera.




























