Edon Zhegrova ka vazhduar formën e lartë në Ligue 1, duke qenë shkëndija e vetme e klubit të Lille, në humbje kundër Strasbourgut, transmeton VAR Kosova.

Zhegrova krijoi golin e vetëm të ndeshjes, ku pas një pranimi fantastik, harkoi duke e detyruar Abakar Sylla të shënojë në portën e gabuar.

Lille pësoi 2:1 në ndeshjen e xhiros së 17-të të kampionatit francez.

Autogol shënoi edhe Leny Yoro në minutën e 41-të për të barazuar rezultatin në 1:1. Golin e fitores për Strasborgun e shënoi Junior Mwanga në minutën e 76-të. Zhegrova në minutën e 63-të u ndëshkua me karton të verdhë, ndërsa fushën e la në minutën e 81-të.