Rapid Bukureshti ka zyrtarizuar blerjen e sulmuesit Florent Hasani nga Tirana të shtunën.
Sipas njoftimit të klubit rumun, Hasani ka nënshkruar kontratë për dy vjet e gjysmë.
Hasani i bashkohet Albion Rrahmanit, ish-sulmuesit të Ballkanit, i cili verës u transferua te Rapidi. Megjithatë, Rrahmani pas startit fantastik që pati, u lëndua dhe do të kthehet në fillim të vitit 2024.
Këtë sezon, Hasani ka shënuar 10 gola në 16 ndeshje për Tiranën. Sezonin e kaluar ishte golashënuesi më i mirë i Kategorisë Superiore me 16 gola. Rapid Bukureshti ka paguar 500 mije euro per kartonin e Florent Hasanit te KF Tirana.
Hasani ka pasur paraqitje edhe për Përfaqësuesen e Kosovës.
Lojtari nga Kosova karrierë ka bërë edhe te Diosgyori, Gyirmoti, Trepça ’89 e Kfar Saba.




























