Mesfushori kosovar Arbër Hoxha të martën mbrëma është prezantuar edhe zyrtarisht nga klubi i madh kroat Dinamo Zagrebi, duke bërë një hap të madh drejt karrierës së tij.
Pas nënshkrimit të kontratës, Hoxha ka thënë edhe fjalët e para si lojtar i Dinamos.
“Jam jashtëzakonisht i kënaqur që kam arritur marrëveshje me Dinamon dhe jam bërë lojtar i ri i këtij klubi të madh, më të madh në Kroaci! Falënderoj ish-bashkëlojtarët dhe trajnerin për të gjitha eksperiencat, për gjithçka që më mësuan, por tani për mua fillon vërtetimi i vërtetë në kuptimin e plotë të fjalës. Për një kohë të gjatë ishte dëshira ime të luaja për Dinamon, dhe sapo dëgjova se kishte një interesim të klubit për mua, nuk dyshova për asnjë moment në shpalosjen e gjithë historisë, që në fund ndodhi. Do të bëj të pamundurën për të arsyetuar besimin e klubit dhe për të arritur suksese të shumta dhe momente të paharrueshme së bashku!”, u shpreh mesfushori.
Dinamo pak para prezantimit publikoi një video në rrjetin social Facebook, duke e vendosur flamurin e Kosovës në zhveshtore përkrah atij të Bosnje e Hercegovinës. Aty janë të vendosur të gjithë flamujt e lojtarëve prej vendeve që vijnë.



























