Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, pritet të jetë jashtë fushës së gjelbër deri në fund të muajit janar, ka thënë trajneri Pep Guardiola.

Haaland u lëndua në këmbë në disfatën nga Aston Villa më 6 dhjetor.

Ai pritej që të kthehej për Kupën e Botës për klube, por lëndimi ia pamundësoi një gjë të tillë.

Haalandi ka shënuar 19 gola në 22 paraqitje në edicionin aktual.

Nëse mungon në tërë muajin, ai nuk do të luajë as kundër Tottenhamit në Kupën FA më 26 janar, dhe as ndaj Burnleyt në ligë, më 31 janar.