Sulmuesi nga Prizreni, Vedat Muriqi, pritet të mungojë edhe në dy ndeshjet e ardhshëm të Mallorcas, transmeton VAR Kosova.
Muriqi, i cili u lëndua në ndeshjen e Kosovës kundër Izrealit, e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”, pritet të humbasë edhe sfidat kundër Tenerifës në Kupën e Spanjës dhe Villarealit në La Liga.
“Sot bëri diçka më shumë se ditët e kaluara. Për ndeshjen me Villarrealin nuk është e mjaftueshme. Ndaj Betisit në shtëpi, më 27 janar, ai do të jetë aty. Në stol më 27, apo nuk do të luaj deri në shkurt”, ka theksuar Aguirre.




























