Leard Sadriu është një tjetër yll në ngritje te Kosova, i cili po tregon paraqitje fantastike në arenën ndërkombëtare.

Mbrojtësi kosovar po kalon në formë tejet të mirë në Slloveni, te skuadra e Muras, raporton KosovaPress.

Sadriu kaloi nga Shkendija te NS Mura në verën e vitit 2022, dhe tani ka arritur të bëhet një nga lojtarët kyç të skuadrës sllovene.

Tani, Sadriu është përfshirë në formacionin më të mirë të javës nga Liga e Sllovenisë, e njohur ndryshe si Prva liga Telemach.

Sadriu është pjesë e formacionit më të mirë të xhiros së 23 në Slloveni.