Amir Rrahmani ishte njëri prej golashënuesve të fitores së thellë të Napolit të mërkurën mbrmëa.

Napoli e mposhti 6:1 skuadrën e Sassuolos në udhëtim, në ndeshjen e mbetur të xhiros së 21-të të elitës italiane të futbollit.

Rrahmani e realizoi golin e dytë të edicionit aktual pas gjuajtjes së saktë nga zona në minutën e 29-të.

Pas ndeshjes Rrahmani reagoi në rrjete sociale duke thënë “Këta jemi ne”, duke aluduar në ftyrën e vërtetë të Napolit, klub i cili këtë sezon ka qenë në formë shumë të luhatshme.