Cristiano Ronaldo raportohet se do të përballet me një hetim, pasi bëri një gjest të turpshëm në fushën e lojës, në fund të ndeshjes së fundit në Ligën Pro Saudite. Të dielën, Al-Nassr i 39-vjeçarit u përball me Al-Shabab, i cili ka një skuadër që përfshin ish-mesfushorin e Atletico Madridit, Yannick Carrasco dhe ish-yllin e Barcelonës, Ivan Rakitic.

Me tri pikët e siguruara nga fitorja 3-2, Ronaldo ka uruar bashkëlojtarët me rënien e bilbilit të trefishtë. Megjithatë, ylli portugez u duk se ishte i acaruar nga tifozët kundërshtarë, të cilët brohoritën emrin e ish-rivalit të tij në “El Classico”, Lionel Messi.

Në përgjigje, Ronaldo vuri dorën te veshi i tij, përpara se të bënte një gjest të turpshëm. Ai kaloi duart para organit gjential si përgjigje për ata që e kontestonin përmes… Messit. Sipas gazetës saudite Asharq al-Awsat, Federata Kombëtare e Futbollit (SAFF) ka hapur një hetim për incidentin.