Kosova ka pësuar humbje në ndeshjen miqësore ndaj Hungarisë, me rezultat 0-2.
Në takimin që u zhvillua në Pushkash Arena, Dardanët e nisën më mirë pjesën e parë duke rrezikuar disa herë portën e hungarezëve.
Trajneri i Kosovës, Franco Foda, pas takimit tha se “Dardanët” luajtën mirë në 60 minutat e parë, por sipas tij kjo nuk mjafton.
“Deri në minutën e 60-të isha shumë i kënaqur. Në pjesën e parë kishim mundësitë më të mira për shënim. Por, në pjesën e dytë pranuam gol që nuk bën të pësohet në këto nivele. Pas pësimit të një goli të tillë kishte edhe 30 minuta dhe mund të barazonim. Më pas pësuam edhe të dytin dhe ndeshja mbaroi. Lojtarët patën mundësinë të tregonin veten. Jam i kënaqur me secilin lojtar, edhe me ata që erdhën nga banka. Kemi mundësi të përmirësohemi”.“Për të arritur kualifikimet në Botëror apo Evropian, ne duhet të performojmë për 90 minuta. 60 minuta nuk mjaftojnë”.



























