Drejtuesit e Liverpoolit e humbën durimin dhe vendosën të heqin dorë nga Xabi Alonso dhe tashmë është e sigurt që trajneri spanjoll nuk do ta pasojë Jurgen Kloppin në stolin e Reds.

Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, drejtuesit e Liverpoolit tashmë janë kthyer në një zgjidhje tjetër, dhe kanë gjetur pasardhësin e Klopp në Portugali.

Domethënë, kandidati më serioz për t’u ulur në stolin e Liverpoolit nga 1 korriku i këtij vitit është 39-vjeçari Ruben Amorim.

Ish-reprezentuesi portugez është në bankinën e Sporting Lisbonës që nga viti 2020.

Me klubin e Lisbonës, ai fitoi një kampionat, dy Kupa dhe një Superkupë të Portugalisë dhe është në rrugë për të fituar një tjetër titull kampion.