Kombëtarja e Kosovës e ka të konfirmuar edhe kundërshtarin e fundit për fazën e grupeve në Ligën e Kombeve, transmeton VAR Kosova.

Do jetë Lituania, e cila të martën mbrëma në Kaunas mposhti Gjibraltarin 1:0. Edhe ndeshjen e parë në Portugali e pati fituar me rezultat 1:0.

Kështu, Lituania i bashkohet në Grupin 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve, Kosovës, Rumanisë dhe Qipros.