Vedat Muriqi ka folur pas stërvitjes së parë me trajnerin Foda, duke thënë se dy miqësoret e marsit janë mundësi e mirë që lojtarët të mësojnë taktikën e trajnerit, transmeton VAR Kosova.

“Ishte dita e parë e stërvitjeve dhe dita që u njoftuam për së afërmi me stafin e trajnerëve. Do e hapim një faqe tjetër dhe këto dy miqësore do të na shërbejnë që ta mësojmë taktikën dhe kërkesat e trajnerit. Në vizitën që trajneri Foda më bëri në Spanjë e kam njoftuar që grupi është i uritur për fitore”.