Arsenali ka pësuar një humbje shokuese para adhuruesve të vet pasi është mposhtur nga Aston Villa me rezultat 0-2.

Humbja e tyre ka bërë që ata së bashku me Liverpoolin të mbesin mbrapa Manchester Cityt që tanimë është lider në Ligën Premier me 73 pikë.

I pyetur se si duhet të reagojë Arsenali ndaj humbjes nga Aston Villa , Mikel Arteta tha për Sky Sports se nuk mund ta kontrollojnë Man Cityn, por duhet të rikthehen te fitoret.

“Ne nuk mund ta kontrollojmë Manchester Cityn. Ajo që ne mund të kontrollojmë është se kur kemi vrapimin që kishim kur fitonim, është e lehtë”.

“Momenti është tani. Pas kësaj goditjeje, ne kështu reagojmë. Ne kemi mundësinë më të mirë për të reaguar ndaj Bayern Munich të mërkurën”.

“Ekipi duhet ta tregojë këtë. Nëse doni të fitoni, duhet t’i kapërceni këto situata. Me ndeshjet që kishim, kjo do të ndodhte. Tani ka të bëjë me mënyrën se si reagojmë. Kjo është në kontrollin tonë”, tha Arteta.

Në fund Arteta tha se në çdo ligë tjetër nëse do të fitonin tetë fitore radhazi do të shkëputeshin në tabelë.

“Ne nuk mund ta kontrollojmë Man Cityn. Në çdo ligë tjetër në botë nëse do të fitonit numrin e ndeshjeve radhazi që kemi bërë, do të ishit gjashtë ose tetë pikë më shumë. Këtu nuk është kështu. Kjo është sfida”, deklaroi Arteta.