Menjëherë  pas fishkëllimës së fundit, lojtarët dhe tifozët e Bayer Leverkusenit e kthyen mendjen te fundjava që mund të jetë historike. Tifozët nisën thirrjet për kampionët e rinj të Gjermanisë. 

Në ndeshjen e së dielës ndaj Werder Bremenit (17:30), Leverkuseni mund ta sigurojë titullin e kampionit të Gjermanisë, shumë javë para fundit të edicionit. Do të jetë titulli i parë në histori të klubit.

“Ne e dimë që mund të bëjmë histori. Për klubin, për tifozët, për veten”, thotë Granit Xhaka, mesfushori i Bayer Leverkusenit. Ai vlerësohet “motor” i skuadrës.

“Do të bëjmë çdo gjë për ta përfunduar garën për titull”, ka shtuar Xhaka. 

Fitorja do të mjaftojë për Leverkusenin që të shpallet kampion. 

“Pritja është e madhe. Nuk mund të jetë më e madhe”, thotë trajneri Xabi Alonso, që po e udhëheq

Bayer Leverkusenin në kampanjën historike.

“Nëse fitojmë jemi kampionë. Duhet të japim maksimumin. Kemi 90 minuta për të arritur diçka shumë të veçantë”, ka shtuar Alonso.