Leverkusen ka arritur të mposhtë Werder Bremen me rezultatin 5-0 dhe kështu automatikisht ka arritur të fitojë edhe titullin kampion të Bundesliga.
Në përfundim të ndeshjes, tifozët kanë pushtuar fushën, duke u futur në të dhe duke festuar me skuadrën e “Aspirinave”, ndërkohë festa ka vazhduar edhe në zhveshtore, ku mesfushori shqiptar, Granit Xhaka u mbulua i tëri me birrë, festim ky tradicional në Gjermani.



























