Ka përfunduar xhiroja e 30-të në Premier League me ndeshjen Manchester City – Arsenal që ishte derbi i kësaj jave dhe që përfundoi me rezultatin 0-0.

Megjithatë, kjo javë do të mbahet mend nga portieri kosovar Arijanet Muric që mori notën 10-të dhe ishte i jashtëzakonshëm në barazimin që Burnley vodhi në transfertë te Chelsea me shifrat 2-2.

“Gardiani” kosovar bëri 11 pritje në këtë sfidë duke bërë një nga paraqitjet më të mira në karrierën e tij dhe duke zënë vend në formacionin e javës te “SofaScore”.

Përveç Aros, në mbrojtje janë edhe Bradley i Liverpool, O’Shea i Burnley, Ajer i Brentford dhe Josko Gvardiol i Manchester Cityt.

Mesfusha është e mbushur me Rodri, Harrison Barnes, Cullen e Cole Palmer, ndërsa dy sulmuesit janë Brereton Diaz dhe Alaxander Isak.