Granit Xhaka ishte lojtari më i mirë në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Evropës, në të cilin Leverkuseni arriti kualifikimin në fianlen e madhe pas barazimit 2-2 kundër Romës, transmeton VAR Kosova.
Granit Xhaka krijoi 10 (DHJETË!) raste nga loja e hapur në ndeshjen e dytë kundër Romës, më së shumti nga një lojtar në një ndeshje të vetme të Champions League OSE Europa League që nga fillimi i sezonit 2016/17. Kjo përfshinë edhe asistimin fanatstik në minutën e fundit për të barazuar shifrën në 2-2.



























