Shqipëria ka siguruar pikën e parë në Euro 2024, duke barazuar 2-2 me Kroacinë në kuadër të Grupit B.

Ekipi i Sylvinhos dhuroi një super-paraqitje në 45 minutat e parë të ndeshjes, duke gjetur edhe golin e vetëm.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 11-të me anë të Qazim Laçit, i cili shënoi me kokë pas asistimit të Jasir Asanit.

Kroatët e arritën golin e barazimit në minutën e 74-të, kur Ante Budimir asistoi te Andrej Kramaric për rezultatin 1-1.

Kroacia nuk u ndal me kaq dhe përmbysi rezultatin kur në minutën e 76-të Klaus Gjasula ishte i pafat dhe realizoi auto-gol.

Shqipëria nuk u dorëzua deri në fund, duke ia dalë që pas shumë tentimeve të realizojnë golin e barazimit.

Ishte Gjasula, ai që realizoi për 2-2, kur realizoi në minutën e 90+5-të për 2-2, duke i siguruar Shqipërisë një pikë.