Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, e luan në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë ndeshjen kthyese të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Në faqen zyrtare të UEFA-s tashmë është caktuar termini i ndeshjes Ballkani – Santa Coloma.

Ndeshja zhvillohet më 16 korrik nga ora 16:30 në Podujevë.

Ndeshja e parë është në Andorrë më 9 korrik.

Në Andorrë ndeshja zhvillohet prej orës 20:00.

Ballkani ndeshjet evropiane i ka luajtur në “Fadil Vokrri”. Por fusha e stadiumit në Prishtinë është duke u ndërruar.