Edon Zhegrova e ka nisur sezonin e ri në mënyrë fantastike.
Ylli kosovar ishte prapë protagonist në ekipin e tij, Lille.
25 vjeçari e realizoi golin e dytë të skuadrës franceze pas një aksioni fantastik individual, në fitoren me rezultat 2:0 ndaj Slavia Pragës, në ndeshjen e “play-offit” të Ligës së Kampionëve.


























