Vedat Muriqi ishte “fajtori” që Real Madridi nuk mori më shumë se një pikë kundër Majorkës pasi sulmuesi kosovar shënoi golin e barazimit 1-1 në ballafaqim me skuadrën e Carlo Ancelottit.
Përtej goli, sulmuesi kosovar pati një paraqitje fantastike gjatë gjithë ndeshjes, raporton KosovaPress.Në një prononcim për mediat spanjolle, Muriqi u shpreh se dikur Realin e shikonte vetëm nga televizori.
“U thashë lojtarëve të Real Madridit 2 minuta pas ndeshjes se ata janë shumë të shpejtë. Lojtarë të klasit botëror. Jam shumë krenar për veten që shënova një gol kundër tyre.”
“Real Madridi është ekip fantastik. Iu uroj atyre më të mirat. Dikur i shihja në televizor, tani arrita të shënoja kundër tyre. Unë kam vetëm respekt për ta”, tha Muriqi.




























