Jasir Asani ishte protagonist me Guangju, teksa realizoi dy gola në Championsin e Azisë ndaj skuadrës nga Malajzia, JDT. Pas suksesit 3-1, ka folur për mediat, trajneri i Guangju, Jung-Hio Li.

Ne nuk luajtëm aq mirë sa e kishim planifikuar. Vendosëm që të sulmonim me Asanin dhe ishin shumë momente kur Asanit i krijohet mundësia dhe ishte i lirë, por është turp që nuk u lidh më mirë situata. Më vjen keq që lojtarët tanë filluan të mbronin rezultatin kur ne ishim 2-0”, tha Li.

Asani tundi 2 herë rrjetën brenda 6 minutave të parë të sfidës.

Me këtë dy golësh, Jasir Asani bëhet golashënuesi më i mirë i turneut për momentin me 6 gola të realizuar, me skuadrën e Guangju që është në krye të renditjes.