Bayern Munchen ka marrë një fitore mjaft të merituar në shtëpi përballë Stuttgartit, në kuadër të javës së 7 të Bundesligas. Sfida e zhvilluar në “Allianz Arena” përfundoi 4-0 në favor të vendasve.

Pjesa e parë përfundoi 0-0 dhe krijoi idenë që do të ishte një sfidë e vështirë për bavarezët.

Megjithatë, me nisjen e pjesës së dytë, Bayerni tregoi “dhëmbët”. Ishte Harry Kane që shënoi 3 gola, teksa rezultatin dhe vulosi francezi Kingsley Koman. Sulmuesi anglez shënoi “hat-trick”, duke dhuruar spektakël para tifozëve të bavarezë.

Me këtë fitore, Bayerni rikthehet në vendin e parë në kampionat duke shkuar në kuotën e 17 pikëve. Në krahun tjetër, Stuttgarti mbetet me 9 pikë në vendin e 9 në tabelën e renditjes.