Mesfushori shqiptar Arijan Ademi ka shënuar gol për Dinamon e Zagrebit, por që gjiganti kroat të shtunën u ndal në barazim 2:2 nga Istra. Ndeshja i takoi javës së dhjetë të kampionatit kroat.
Ademi shënoi për 1:1 në minutën e 52-të me goditje të bukur me kokë nga afërsia.
Ai e kompletoi ndeshjen. Ndërsa Arbër Hoxha ishte në bankën rezervë.
Ndërsa edhe tek Istra në bankën rezervë ishte edhe Albert Malaj.
33-vjeçari Ademi këtë edicion ka realizuar tri gola dhe ka bërë një asistim.