Kosova siguroi një fitore të rëndësishme duke mposhtur Qipron me rezultat 3-0. Goli i parë u realizua nga Amir Rrahmani në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë shënuan Ermal Krasniqi dhe Emir Sahiti, duke vulosur suksesin. Gjatë pjesës së parë, Milot Rashica pësoi një lëndim dhe u detyrua të zëvendësohej, duke shtuar një sfidë për ekipin.
Qipro shënoi një gol në minutat e fundit të ndeshjes, por pas shqyrtimit nga VAR, goli u anulua për shkak të një pozicioni jashtë loje. Me këtë fitore, Kosova qëndron në vendin e dytë të Grupit 2 të Ligës C me 9 pikë dhe është në rrugën e duhur për të vazhduar me rezultate pozitive në ndeshjet e ardhshme.
Ndërhyn VAR
Qipro arriti të shënojë një gol, por arbitri ndaloi lojën për të shqyrtuar një pozicion të mundshëm jashtë loje përmes sistemit VAR. Pas shqyrtimit, u konfirmua që lojtari ishte në pozicion jashtë loje, dhe goli nuk u pranua. Si rezultat, arbitri riktheu lojën me një goditje të lirë për portierin e Kosovës, Arijanet Muriç.
Tani, Kosova është pranë fitores me vetëm 4 minuta shtesë të mbetura.
GOOOOL në minutën e 71-të
Emir Sahiti, sapo i inkuadruar në lojë, shfrytëzon në mënyrë perfekte mundësinë e krijuar nga goditja e Albion Rrahmanit dhe shënon golin e tretë për Kosovën!
2 – 0, shënon Krasniqi
GOOOOL! Ermal Krasniqi shënon golin e dytë për Kosovën në fillim të pjesës së dytë! Çfarë momenti fantastik nga sulmuesi ynë, duke i dhënë avantazh ekipit tonë.
Në minutën e fundit të pjesës së parë siguroi edhe një penallti nëpërmjet Ermal Krasniqit. Por pas rishikimit nga dhoma e VAR-it, penalltia u anulua pasi më herët u vlerësua se Albion Rrahmani ishte në pozitë jashtë lojës.
Përfundon pjesa e parë, 1 – 0 Kosova në epërsi me golin e shënuar nga Amir Rrahmani.
Kosova në epërsi, shënon kapiteni
Kosova ka shënuar golin e epërsisë ndaj Qipros.
Golin e epërsisë e shënoi kapiteni Amir Rrahmani. Ai shënoi në stilin e sulmuesit. Pranoi top, kaloi një mbrojtës të Qipros dhe shënoi golin e epërsisë 1:0.
Zëvendësim i detyruar te Kosova
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda ka bërë një zëvendësim të detyruar.
Florent Musjlia është inkuadruar në minutën e 15-të në vend të Milot Rashicës. Rashica u largua nga fusha i lënduar.
Formacioni i Kosovës, kthehet Muriq
Arijanet Muriq do ta nisë nga minuta e parë ndeshjen ndaj Qipros në “Fadil Vokrri”, ndërsa Amir Shaipi ka mbetur në bankë pas paraqitjes 90-minutëshe që e pati në Lituani.
Në mbrojtje s’ka ndryshime. Mërgim Vojvoda luan në të djathtë, Amir Rrahmani e Lumbardh Dellova në qendër e Donat Rrudhani në të majtë.
Detyruar nga mungesat dhe lëndimet, në mesfushë do të paraqiten Lindon Emërllahu dhe Muharrem Jashari.
Edon Zhegrova, Milot Rashica e Ermal Krasniqi do ta ndihmojnë Albion Rrahmanin në sulm.
Ndeshja nis në orën 20:45.