Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, ka shënuar sërish gol për skuadrën e Elversbergut. Asllani ishte realizatori i një goli në fitoren 2:0 të Elversbergut ndaj Dusseldorfit. Kjo ndeshje u luajt të shtunën dhe i takoi xhiros së 13-të të kategorisë së dytë të futbollit gjerman.

Asllani e shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 58-të.

Ai luajti deri në minutën e 93-të.

Për Asllanin ky ishte goli i tetë i shënuar në 14 ndeshje të luajtura këtë edicion në të gjitha garat. Ka kontribuar edhe me tri asistime.

Asllani është i huazuar nga Hoffenheimi.