Atalanta ka shënuar fitore shumë të thellë të martën në Champions. Atalanta mposhti 6:1 kampionin e Zvicrës, Young Boys. Ndeshja i takoi xhiros së pestë të Ligës së Kampionëve.

Për Atalantan dy gola i shënoi Mateo Retegui, në minutat nëntë dhe 39-të, kurse De Ketelaere po ashtu realizoi dy gola në minutat 28 dhe 56-të.

Sead Kolasinac shënoi në minutën e 31-të, kurse Lazar Samaraxhiq në minutën e 90-të për fitoren 6:1 të Atalantas.

Për Young Boysin golin e nderit e shënoi Silvere M’boussy.

Berat Gjimshiti qëndroi në bankën e rezervistëve tek Atalanta, kurse nuk pati minuta as për Kastriot Imerin e Young Boysit.