Neymar Santos, baba i futbollistit Neymar , ka nxjerr në treg djalin e tij për vitin 2025.

Babai i superyllit ka thënë se në vitin 2025 djali i tij do të jetë futbollist i lirë në treg dhe se kjo është një mundësi e artë për biznesmenët.

“Le të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë dhe si do të ndihet vërtet Neymar. Ai do të jetë i lirë të vendosë. Ne kurrë nuk kemi qenë kaq të lirë të vendosim se ku do të shkojmë. Të kesh një 32-vjeçar të lirë është një dhuratë për ndonjë biznesmen”, deklaroi babai i Neymarit/Indeksonline/