12-vjeçari Thiago Messi, djali i tetë herë fituesi të “Topit të Artë”, Lionel Messi, po ndjek hapat e babait të tij. 

Më i madhi nga tre djemtë e Messit udhëtoi në qytetin e lindjes së babait të tij në Rosario të Argjentinës për t’u paraqitur për skuadrën U13 të Inter Miamit në turneun e New’s Cup. 

Pjesë e turneut janë tetë ekipe nga Amerika e Veriut dhe ajo e Jugut, ndërsa do të paraqiten kundër njëri-tjetrit për pesë ditë. 

Thiago nderoi babanë e tij duke bartur fanellën e tij ikonë me numrin 10 për ndeshjen e tij të parë kundër Newell’s Old Boys, skuadrës së fëmijërisë së Messit. 

Fituesi i Kupës së Botës 2022 kaloi pesë vjet duke luajtur për klubin argjentinas përpara se të largohej për në Barcelonë në moshën 13-vjeçare. 

Thiagos në fushë iu bashkua edhe Benjamin Suarez, djali i ish-yllit të Barcelonës. 

Të dy nuk ndihmuan ekipin e tyre ta fitonte ndeshjen. 

Inter Miami humbi 1:0 nga Newesll’s Old Boys. 

Messi nuk ishte i pranishëm për të parë ndeshjen e parë të djalit të tij.