Ylli norvegjez i Manchester City, Erling Haaland, ka shprehur vlerësimet e tij të mëdha për trajnerin Pep Guardiola gjatë një interviste për Sky Sports.
“Pep Guardiola është trajneri më i mirë në botë dhe ndoshta trajneri më i mirë që ka ekzistuar ndonjëherë në Tokë,” tha Haaland.
Haaland theksoi se kishte pritshmëri të larta nga Guardiola që në fillim, dhe deri më tani, trajneri spanjoll ka përmbushur çdo pritshmëri. “Kam pritur shumë prej tij, dhe ai ka përmbushur çdo pritshmëri në çdo moment. Jam super i lumtur!”
Këto fjalë vijnë pas një sezoni mbresëlënës të Manchester City-t, ku Haaland ka luajtur një rol kryesor nën drejtimin e Guardiolës. Kjo marrëdhënie duket se po fuqizon edhe më shumë suksesin e ekipit, duke e bërë Manchester City një nga skuadrat më dominuese në botën e futbollit.
Për më shumë lajme dhe intervista ekskluzive nga bota e sportit, ndiqni varkosova.com.