Kombëtarja e Norvegjisë është duke fituar 3:0 ndaj Kazakistanit në ndeshjen e fundit të kompeticionit UEFA Nations League.
Dy gola i shënoi sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland.
Haaland shënoi fillimisht në minutën e 23’të dhe më pas në minutën e 37’të. Dy asista, sulmuesi norvegjez i mori nga lojtari i njëjtë, Nusa.
Golin për 3:0 gjatë pjesës së parë e shënoi sulmuesi tjetër i rrezikshëm, Sorloth.
Kujtojmë që Haaland shënoi dhe bëri një asist edhe në ndeshjen e kaluar ndaj Sllovenisë./Indeksonline/