Një gol nga penalltia në minutën e 99-të i Dominik Szboszlai ia siguroi një pikë Hungarisë në ndeshjen me Gjermaninë.

Ndeshja e së martës mbrëma, e zhvilluar në Budapest, përfundoi 1:1.

Gjermania kaloi në avantazh në minutën e 76-të, kur realizoi Felix Nmecha. Por hungarezët nuk u dorëzuan dhe gjetën golin vonë në minutat shtesë.

Gjermania më herët e kishte siguruar vendin e parë në Grupin A3 të Ligës së Kombeve. Holanda përfundoi e dyta me nëntë pikë, ndërsa Hungaria renditet e treta me gjashtë pikë. Bosnjë-Hercegovina mbeti e fundit me dy pikë dhe bie në Ligën B.