Basketbollistët e Shqipërisë e kanë humbur edhe ndeshjen e dytë të parakualfikimeve evropiane për Kupën e Botës 2027.
“Kuqezinjtë” të enjten mbrëma u mposhtën thellë në Durrës nga Austria, me rezultatin 99:63.
Ndeshja i ka takuar Grupit C, në të cilën janë vetëm tre përfaqësuese.
Për Shqipërinë ishte humbja e dytë, pas asaj nga Armenia 84:79, ndërsa Austria e realizoi fitoren e dytë në grup.
Austria në ndeshjen e parë fitoi thellë ndaj Armenisë, 106:91.
Austria i prinë grupit me katër pikë në dy ndeshje.
Armenia e ka një fitore dhe është e dyta me dy pikë.
Dy pikë pas dy ndeshjeve i ka edhe Shqipëria.
Austriakët ishin më të mirë se “kuqezinjtë” prej fillimit të ndeshjes dhe deri në fund vetëm e administruan mirë epërsinë për fitoren e radhës.
Më 20 shkurt të vitit të ardhshëm, Shqipëria ballafaqohet me Armeninë, ndërsa këtë fazë të kualifikimeve e mbyll në udhëtim tek Austria, më 23 shkurt.