Vetëm në fillim të shtatorit Silvan Wallner (22) bëri hapin drejt një vendi tjetër dhe u transferua nga FC Zurich tek ekipi i Bundesligës austriake, Blau-Weiss Linz. Por tani i erdhi fundi edhe periudhës atje.
Sipas informatave të “Blick”, lojtari i U21 të Zvicrës në mënyrë të befasishme ka vendosur t’i japë fund karrierës profesionale me efekt të menjëhershëm.
Megjithatë, nuk ka të bëjë me ndonjë lëndim serioz. Lojtari nga Zurichu ka vendosur të marrë këtë hap vullnetarisht për shkak të besimit të tij. Wallneri është anëtar i “Kishës Adventiste të Ditës së Shtatë”.
Ngjashëm si me judaizmin, e shtuna vlerësohet si ditë pushimi që ofron kohë për bashkim me Zotin. Puna, madje edhe të luhet futboll, është e ndaluar.