Të gjithë e mbajmë mend Diogo Forlanin si një nga sulmuesit më të mirë në futboll gjatë kohës së tij.

Ish-futbollisti i Manchester United dhe Atletiko Madridit, pas pensionimit nga futbolli ka vendosur të provoj veten në një sport tjetër, shkruan IndeksOnline.

Edhe pse 45 vjeçar, Forlan ka luajtur ndeshjen e parë si profesionist në tenis.

Ai luajti në dyshe me partnerin e tij argjentinas, Federico Coria në një turne në Montevideo të Uruguait.

Forlan pësoi humbje kundër çiftit bolivian Federico Zeballos dhe Boris Arias, me rezultat 2-0 në sete (6-1, 6-2)./IndeksOnline/