Inter Miami ka konfirmuar emërimin e Javier Mascherano si trajnerin e ri të skuadrës. Marrëveshja është finalizuar dhe dokumentet janë në proces për përfundimin e plotë të transferimit, shkruan varkosova

Mascherano, ish-kapiten i kombëtares së Argjentinës, është i njohur për karrierën e tij të pasur si lojtar dhe për miqësinë e veçantë me Lionel Messin, i cili është aktualisht pjesë e ekipit të Inter Miami. Ky bashkëpunim pritet të sjellë energji të re në skuadrën e drejtuar nga pronari David Beckham.

Për Mascheranon, ky është një hap i rëndësishëm në karrierën e tij si trajner, duke marrë drejtimin e një klubi që ka fituar vëmendje të madhe pas transferimit të Messit dhe disa yjeve të tjerë të futbollit.

Tifozët e Inter Miami tashmë presin me entuziazëm zhvillimet e reja nën drejtimin e Mascheranos, ndërsa klubi synon të forcojë pozitat e tij në MLS.

Për më shumë lajme nga bota e sportit, ndiqni varkosova.com.