Kombëtarja e Kosovës sot gjatë ditës ka mbajtur seancën e fundit stërvitore në prag të ndeshjes ndaj Lituanisë, që është e fundit për edicionin e UEFA Nations League.

Në këtë grumbullim munguan dy lojtarë, kapiteni Amir Rrahmani dhe Lumbardh Dellova.

Dyshja e mbrojtjes mungojnë në ndeshjen ndaj Lituanisë shkaku i suspendimit, kartonëve të verdhë që moren ndaj Rumanisë.

Në dispozicion në mbrojtje, Franco Foda ka, lojtarët si: Fidan Aliti, Ilir Krasniqi dhe Andi Hoti.

Kujtojmë që Kosova ende është në pritje për vendimin nga UEFA, për atë që ndodhi ditë më parë në Bukuresht në ndeshjen ndaj Rumanisë./Indeksonline/