Mesfushori i ri i Crvena Zvezdës, Andrija Maksimovic, sensacioni i ekipit serb, iu përgjigj mediave në prag të ndeshjes dhe deklaroi se “çdo gjë është e mundur përpara tifozëve tanë”. Ai tha se “Lamine është një lojtar i madh. U takuam në Kampionatin Evropian për të rinjtë, gjithashtu me Cubarsí. Do të dal në fushë dhe do të tregoj që jam më i mirë se Lamine. Shpresoj që të mund të ndërrojmë fanellat pas ndeshjes.”

Ai u shfaq ambicioz dhe deklaroi: “Dua që të gjithë të më njohin dhe të mbajnë mend emrin dhe mbiemrin tim. Unë jam Andrija Maksimovic, nuk jam Messi, por duhet të theksoj që ai është idhulli im dhe kënaqem duke e parë dhe duke ndjekur ndeshjet e tij.” Ai komentoi se “kundër Inter-it kuptova që mund të luaj ndeshje me intensitet të lartë.”