Sulmuesi i Kosovës dhe Lillet, Edon Zhegrova, do të paraqitet nga minuta e parë në ndeshjen kundër Juventusit.

Ndeshja Lille-Juventus zhvillohet sonte nga ora 21:00 dhe i takon xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve.

Zhegrova ka treguar paraqitje të mëdha në dy ndeshjet e kaluara në Champions, ndaj Atletico Madridit dhe Real Madridit. Ndaj Realit u shpall lojtari i ndeshjes, kurse ndaj Atleticos shënoi supergol.